Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në një apartament në rrugën “Isuf Sokoli” në Shkodër, duke vënë në alarm banorët e zonës.
Sipas raportimeve, flakët kanë përfshirë një banesë në katin e tretë të një pallati, ndërsa brenda ndodheshin dy të moshuar, të cilët fatmirësisht janë evakuuar në kohë dhe nuk kanë pësuar lëndime.
Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për të izoluar vatrën e zjarrit, ndërsa policia siguroi perimetrin për të shmangur rrezikimin e banorëve të tjerë. Për shkak të situatës, OSHEE detyroi ndërprerjen e energjisë elektrike në gjithë zonën deri në stabilizimin e plotë të ngjarjes.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e incidentit./euronews.al
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...