Policia ka dhënë detaje rreth plagosjes së 16-vjeçares në Vushtrri, ku xhaxhai i saj ka thënë se drejtim të tij dhe të familjes së tij është shtënë dy herë me armë zjarri nga një person, ku më pas ka mbetur e plagosur në krah vajza e mitur.
Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari e ka kryer veprës, ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe i njëjti është ende në kërkim.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se në drejtim të tij dhe familjes së tij ka shtënë dy herë me armë i dyshuari mashkull kosovar, ku ka mbetur e plagosur në krah vajza e vëllait të ankuesit (e mitur). Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim të policisë”, thuhet në njoftim.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...