Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ndodhet sot në Shkodër, ka uruar të gjithë shqiptaret për festat e Nëntorit.
Sipas saj, ne ketë dite te veçantë, shqiptaret festojnë edhe ditëlindjen e legjendarit Adem Jashari dhe daljes në luftime të UÇK-së.
Për Osmanin, si Kosova edhe Shqipëria qëndrojnë sot të forta, krenare dhe në rrugë të drejtë për integrimin në BE.
“Secila vizitën në Shkodër është e veçantë. Është kënaqësi që kthehem sërish. Është një qytet që e ka ndihmuar Kosovën në momentet më të rënda. Ju e dini që edhe në 1998-1999, qytetarët e Gjakovës kanë ndenjur këtu. Shkodra ka qenë krahë nesh edhe për rindërtimin tonë. Edhe tani po ecim përpara si dy shtete që synojmë integrimin në BE. Është emocion që në prag të festës së flamurit gjendemi në Shkodër.
Për ne është një festë e 4-fishtë, festa e flamurit, nesër dita e pavarësisë, është edhe ditëlindja e komandantit legjendar i Adem Jasharit dhe përvjetori i daljes së parë publike të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si Kosova edhe Shqipëria qëndrojnë sot të forta, krenare dhe në rrugë të drejtë për integrimin në BE”, është shprehur Osmani nga Shkodra./tch
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet