Lajmi i ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapit, ka prekur jo vetëm publikun vendas, por edhe artistë me famë botërore.
Mes tyre është edhe Bebe Rexha, e cila ka reaguar me një gjest të ndjeshëm në rrjetet sociale.
Këngëtarja shqiptaro-amerikane ka rishpërndarë në Instagram Story një video të Shpatit, ku ai shihet duke interpretuar këngë patriotike. Bashkë me videon, Bebe Rexha ka vendosur një emoji të një pëllumbi dhe flamurit shqiptar, një simbolikë që përfaqëson ngushëllimin dhe respektin e saj për artistin e ndjerë.
Reagimi i saj ka prekur shumë ndjekës, pasi vjen nga një artiste që, edhe pse me karrierë ndërkombëtare dhe jetesë në SHBA, nuk harron rrënjët e saj. Si Bebe Rexha, ashtu edhe Shpat Kasapi, ndajnë të njëjtën origjinë – të dy janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, gjë që e bën reagimin e saj edhe më personal.

FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...