Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dje ka marrë vendim për miratimin e Qendrave për votim jashtë vendit.
Votimi për shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit do të zhvillohet më 27 dhjetor, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, pra më 28 dhjetor.
Sipas vendimit të KQZ-së, procesi i votimit planifikohet të organizohet në 50 përfaqësi diplomatike me gjithsej 66 vendvotime të vendosura në 36 shtete të botës.
Po ashtu, sipas vendimit të KQZ-së, Qendra të Votimit do të hapen edhe në hapësira shtesë, jashtë përfaqësive diplomatike, sipas propozimit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Lokacionet shtesë përfshijnë 10 Qendra të Votimit (Gjermani 5; Zvicër 3, Mbretëri e Bashkuar 1 dhe ShBA 1) me gjithsej 43 vendvotime dhe me numër maksimal të votuesve që mund të regjistrohen për të votuar 40 mijë e 850 votues.
Në përgjithësi, numri i Qendrave të Votimit për votimin jashtë Kosovës, të miratuara nga KQZ është 60, me gjithsej 109 vendvotime.
Derisa, numri maksimal i votuesve që mund të regjistrohen për të votuar në këto Qendra të Votimit ëshë 103 mijë e 550.
“KQZ sqaron se kufizimi i numrit maksimal të votuesve që mund të regjistrohen vlen vetëm për votimin në përfaqësi diplomatike, ndërkaq numri i votuesve që mund të regjistrohen për votim përmes postës është i pakufizuar”, thuhet në vendim transmeton Klankosova.tv.
Periudha e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës ka filluar më 26 nëntor dhe do të përfundojë më 6 dhjetor 2025.
Listën e plotë të Qendrave të Votimit jashtë vendit mund ta gjeni KÊTU.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...