Arsenal arriti një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munich me rezultat 3-1.
Topçinjtë e nisën takimin më mirë dhe arritën të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 22-të. Jurrien Timber u ngjit më lart se të gjithë pas një goditjeje këndi dhe me një goditje të saktë me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 1:0.
Bayern reagoi shpejt dhe barazoi vetëm pak minuta më vonë. Në minutën e 32-të, Lennart Karl u gjend i lirë në zonë pas një asisti të bukur nga Serge Gnabry dhe me qetësi përfundimtare shënoi për 1:1.
Arsenal kishte një mundësi të artë të rikthente epërsinë para pushimit, kur Eberechi Eze u gjend i vetëm në zonë dhe goditi drejt këndit të djathtë, por topi kaloi fare pranë shtyllës.
Në pjesën e dytë, londinezët treguan më shumë vendosmëri dhe përmbysën rezultatin në minutën e 69-të. Noni Madueke mori një pasim fantastik nga Riccardo Calafiori dhe nga afër e dërgoi topin në rrjetë për 2:1.
Arsenal mbylli ndeshjen me stil në minutën e 76-të. Gabriel Martinelli u shpërblye për formën e tij të mirë duke shënuar golin e tretë, pasi doli i vetëm para Neuer pas një pasimi inteligjent të Eberechi Eze dhe finalizoi me qetësi për rezultatin përfundimtar 3:1.
Me këtë triumf Arsenali prinë i vetëm me 15 pikë në tabelë kurse Bayerni u mposht për herë të parë./Arbresh.info
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet