Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur pas një zjarri të fuqishëm që ka përfshirë disa pallate banimi në distriktin Tai Po të Hong Kongut.
Sipas autoriteteve lokale, mbi 700 zjarrfikës janë angazhuar në operacionet e shuarjes së flakëve në kompleksin Wang Fuk Court, ku banojnë rreth 4 mijë e 600 njerëz. Dhjetëra mjete zjarrfikëse janë dërguar në vendngjarje, ndërsa raportimet nga terreni thonë se edhe automjete të tjera vijojnë të mbërrijnë.
Qeveria e Hong Kongut ka bërë homazhe për një zjarrfikës 37-vjeçar, i cili humbi jetën gjatë përpjekjeve për të kontrolluar flakët. Ai është përshkruar nga autoritetet si “i përkushtuar dhe trim”.
Ka raportime se disa persona mund të jenë ende të bllokuar brenda ndërtesave, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Zjarri është klasifikuar në nivelin pesë, që është niveli më i lartë i rrezikut në Hong Kong. Autoritetet po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe priten informacione të reja në orët në vijim.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?