Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka njoftuar se hematologu Adriatik Berisha ka aderuar në PDK.

Hamza ka pohuar se Berisha ka treguar gjithmonë përkushtim dhe humanizëm, transmeton Telegrafi.

“Ekipit tonë iu bashkua një profesionist i jashtëzakonshëm: hematologu i njohur, Dr. Adriatik Berisha. Përveç ekspertizës së tij, ai ka treguar gjithmonë përkushtim, humanizëm dhe vlera të forta atdhetare”, ka theksuar ai.

Mes tjerash, ai ka shtuar se “Kosova ka nevojë për profesionistë dhe PDK është shtëpia e tyre”.

“Mirë se erdhe në familjen tonë politike, Dr. Adriatik”.

Ndryshe, hematologu Berisha ishte bërë i njohur për publikun pasi kishte qëndruar pranë babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ishte trajtuar në QKUK. /Telegrafi/