Takimi i fundit i vizitës zyrtare në Berlin të Zëvendëskryeministrit të parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u zhvillua me deputetin e Bundestagut, Adis Ahmetović.
Integrimet evropiane dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës ishin në fokus të diskutimit, gjersa zëvendëskryeministri theksoi nevojën për ecjen përpara në këto procese.
Ai foli gjithashtu edhe për Kosovën si histori suksesi, një shtet me moshë mesatare të re dhe rritje ekonomike të shpejtë dhe të qëndrueshme.
Zëvendëskryeministri shprehu mirënjohjen ndaj deputetit Ahmetović për mbështetjen e tij ndaj Kosovës dhe përkrahjen në procese kyçe vendin tonë./Arbresh.info

Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës