Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Ardian Hajdaraj, ka reaguar pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se ato nuk qëndrojnë dhe se kreu i shtetit është i keqinformatuar.
“E pamë edhe deklaratën e presidentes. Ne ritheksojmë se askush nuk është i kërcënuar dhe se presidentja mund të jetë e keqinformatuar. I bëjmë thirrje presidentes, qeverisë dhe çdo institucioni tjetër që të mos ndërhyjë në punët e sistemit prokurorial dhe të respektojnë pavarësinë institucionale”, deklaroi Hajdaraj.
Ai theksoi se KPK-ja do të vazhdojë punën e saj pa presion politik dhe kërkoi që institucionet të shmangin çdo ndërhyrje në proceset e drejtësisë./Arbresh.info
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...