Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akoma nuk ka arritur ta miratojë buxhetin prej 7 milionë e 771 eurove, të planifikuar për zgjedhjet e parakohshme nacionale të 28 dhjetorit 2025, pas përplasjeve mes anëtarëve të këtij institucioni.
Anëtarët e PDK-së në KQZ ishi ata që kërkuan përfshirjen e një amandamenti për fletëvotimet me postë, para se të votohet për planin, duke kritikuar Sekretariatin për mosplanifikim të buxhetit për dërgimin e fletëvotimeve origjinale te votuesit jashtë vendit, raporton Klankosova.tv
Por kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se buxheti është i domosdoshëm dhe në momentin që deshi ta hedh në votim, Arianit Elshani i PDK-së i doli kundër dhe tha të mos shkohet në këtë formë.
Elshani: Kryetar, ndoshta ma s’pari duhet amandamentimin,
Radoniqi: Jo veç pak..
Elshani: Na nuk kemi probleme tjera me buxhetin.
Ilir Gashi (PDK): Je i obliguar me qitë në votim amandamentimin, tani buxhetin.
Elshani: Kjo mund të na bllokojë procesin.
Ndonëse u kërkua pauzë, anëtarët po vazhdojnë të diskutojnë në këtë mbledhje, transmeton Klankosova.tv
Kujtojmë se as dje anëtarët e KQZ-së nuk gjetën dakordim dhe mbledhja dështoi.
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...