Prokurorja speciale, Habibe Salihi nga Departamenti për hetimin e Krimit të Organizuar, së bashku me ekipin e saj, ka pritur në një takim pune një delegacion nga Prokuorira e Shtetit të Suedisë, i kryesuar nga prokurorja znj. Jeanette Sprimont.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër krimit të organizuar.
Gjithashtu, palët u pajtuan që të vazhdojnë punën në shkëmbimin e përvojave në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me krimin e organizuar./Arbresh.info
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...