KFOR ka njoftuar se afro 300 ushtarë nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Danimarka, Bullgaria, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Zvicra, Kroacia, Letonia, Sllovakia dhe Polonia kanë marrë pjesë në Marshimin Norvegjez me pajisje, i cili u mbajt në Kampin Bondsteel.
Marshimi, që përfshiu 30 kilometra me një çantë shpine prej 11 kilogramësh, u zhvillua në nder të ushtarëve të rënë, duke reflektuar përkushtimin, qëndrueshmërinë dhe profesionalizmin e pjesëtarëve të KFOR-it.
Njoftimi i plotë:
Gati 300 ushtarë nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Danimarka, Bullgaria, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Zvicra, Kroacia, Letonia, Sllovakia dhe Polonia, që shërbejnë nën Komandën Rajonale – Lindje brenda misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, morën pjesë në Marshimin Norvegjez me Pajisje në Kampin Bondsteel, Kosovë.
Marshimi përfshiu 30 kilometra me një çantë shpine prej 11 kilogramësh dhe u zhvillua në nder të ushtarëve të rënë, duke pasqyruar përkushtimin, qëndrueshmërinë dhe profesionalizmin e ushtarëve të KFOR-it.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar për një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe paanshmërisht. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në rolin e vet si përgjegjës për sigurinë.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...