Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë për media ka bërë thirrje për Qeverinë e Kosovës që të ndajnë buxhetin për Komunën e Prishtinës.
Rama ka thënë se zgjedhjet lokale janë kryer dhe se kryeministri Kurti dhe ministri Hekuran Murati s’kanë arsye që të vazhdojnë bllokadën për Komunën.
Rama ka thënë se në momentin që do të ndaheshin mjetet buxhetore, komuna menjëherë do të paguante faturat të cilat i kanë mbetur.
“Zgjedhjet lokale janë përfunduar. T’i lëmë politikat bllokuese mbrapa. Fondet që na takojnë me ligj t’i transferojnë menjëherë, që këta njerëz t’i marrin pagat, e familjet t’i marrin të ardhurat e tyre”, ka thënë Rama.
“Kryeqyteti ka fonde të mjaftueshme, s’ka problem as tek operatorët, problemi është tek ministria e Financave, që vazhdon jashtëligjshëm që të bllokojë buxhetin. Për të cilën kemi bërë edhe kallëzim penal”, ka shtuar Rama.
Kreu i Prishtinës ka shprehur gatishmëri që të takohet kurdo me Kurtin dhe Muratin.
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...