Edhe sot, qytetarët e Komunës së Prishtinës do të jenë pa shërbim të transportit publik. Linjat e autobusëve të Trafikut Urban dhe ato të operatorëve privatë kanë pezulluar punën për shkak të bllokadës financiare me të cilën po përballet Komuna e Prishtinës.
Stacionet e autobusëve në kryeqytet gjatë mëngjesit janë parë të boshatisura, pasi asnjë automjet i transportit publik nuk ka dalë në terren.
Ndërkohë, Komuna e Prishtinës dhe Qeveria në detyrë, përkatësisht Ministria e Financave, vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për mos-alokimin e buxhetit të kryeqytetit, çka ka çuar në këtë situatë.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...