Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur në një takim në selinë e partisë.
Nënkryetari i saj Agim Veliu, për Klan Kosovën ka thënë se mbledhja është thirrur për t’i diskutuar disa çështje statutore, ndërsa ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në skenën politike në vend – përfshirë zgjedhjen e presidentit të vendit dhe zgjedhjet e përgjithshme të cilat është duke i kërkuar opozita.
Veliu ka thënë se marrëveshja e partnerëve të koalicionit duhet të respektohet, përfshirë edhe zgjedhjen e Hashim Thaçit president i vendit, ndërsa zgjedhjet e përgjithshme ka thënë se duhet të mbahen në afatin kushtetues.
Ndërkaq, në një kumtesë të LDK-së, thuhet se kryetari i këtij subjekti, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, e njoftoi Kryesinë e LDK-së për procesin e ndryshimeve statutare të LDK-së, si dhe proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova, transmeton Telegrafi.
“Kryesia e LDK-së e vlerësoi punën e kryeministrit Mustafa dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe theksoi nevojën e vijimit të qeverisjes së vendit në bazë të vullnetit dhe të interesit të qytetarëve të Kosovës, të shprehur me votë. Po ashtu, kryesia e LDK-së vlerësoi se është e domosdoshme që të gjitha forcat politike të veprojnë në bazë të Kushtetutës, të frymës institucionale dhe të punojnë për interesin e Kosovës e të qytetarëve të saj, duke tejkaluar interesat e ngushta partiake e personale”, thuhet në kumtesë.
Çfarë parasheh anëtarësimi në Bordin e Paqes?
Trump sërish e përmend ndalimin e konfliktit ndërmjet Kosovë...
Themelohet Bordi i Paqes, presidentja Osmani nënshkruan dekl...
Përfundon rinumërimi në 9 komuna, këto janë rezultatet
Prokuroria Themelore në Ferizaj autorizon nisjen e hetimeve ...
Kryeministrja daneze: Mund të negociojmë gjithçka për Grenla...