Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur se nesër fillon ekzekutimi i i shtesave për fëmijët, me rritje.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se nga kjo rritje do të përfitojnë 400 mijë fëmijë, transmeton Arbresh.info
Postimi i plotë:
Lajm i mirë për të gjitha nënat që marrin shtesa për fëmijët: nga nesër fillon ekzekutimi i pagesave me rritjen e miratuar prej 50%.
Nga kjo rritje do të përfitojnë 400 mijë fëmijë. Pra:
– një familje me dy fëmijë, që ka marrë 40 euro, nga nesër do të marrë 60 euro;
– një familje me tre fëmijë, që ka marrë 90 euro, nga nesër do të marrë 135 euro;
– një familje me katër fëmijë, që ka marrë 120 euro, nga nesër do të marrë 180 euro, e kështu me radhë.
Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!/Arbresh.info
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...