Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, theksoi lidhjet e ngushta mes Shqipërisë dhe Kosovës në ceremoninë e përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Ai shprehu se ndihet si një “vëlla i madh” i Kosovës dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy shteteve.
“113 vjet më parë, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar dhe këta burra i thanë botës me një zë të fuqishëm që Shqipëria u shpall e pavarur. Kjo nuk ishte thjesht një deklaratë, por një simfoni e guximit dhe shpresës. Kur flas sot nga kjo sallë, nuk ndihem si ambasador, por si një vëlla i madh i Kosovës, që më pret me një sofër të madhe. Bashkëpunimi ynë është intensifikuar në çdo fushë, veçanërisht në atë të sigurisë, dhe jemi të hapur për tregti. Kosova është investitori më i madh në Shqipëri. Synojmë rritjen e binjakëzimeve lokale. Ndjej pulsin e një kombi vital që ka luftuar për lirinë e tij për shumë vite”, tha Malaj, përcjell Klan Kosova.
Malaj ndër tjerash përmendi edhe ish luftëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...