Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është nominuar sërish si kandidat për kryeministër të Kosovës. Nominimi u bë gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë, pas së cilës Abdixhiku u deklarua përmes një konference për media.
Ai njoftoi se LDK-ja do të garojë e vetme në zgjedhje, por brenda listës së saj do të zhvillohen diskutime të mëtejshme.
Abdixhiku ndër të tjera deklaroi se LDK-ja do të kujdeset që një pjesë të listës së vetë ta hapë edhe për partitë e tjera, përfshirë edhe Fatmir Limajn me deputetë të vetë.
“LDK-ja do të kujdeset që një pjesë të listës së vet ta hapë edhe për partitë të tjera,përfshirë edhe Limajn me deputetë të vet, për këtë çështje do të zhvillojmë bisedime, pra kemi gatishmëri. Siç kemi gatishmëri për demokristianët, partinë e drejtësisë, aleancën e Pacollit, ne jemi të hapur edhe për parti dhe individë. Edhe individë që duan të garojnë në listën e LDK-së duke ngritur partinë, ta ngritin një alternativë kundrejt popullizmit me të cilin po përballemi të gjithë”, u shpreh Abdixhik.
LEXO EDHE:
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë