Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot priti në takim Komandantin Suprem të NATO-s për Evropë, gjeneralin Philip M. Breedlove, me të cilin bisedoi edhe rreth procesit të transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.
Duke e falënderuar për përkrahjen e tij dhe të NATO-s për Kosovën, kryeministri Mustafa, shprehu vlerësimet më të larta të qytetarëve për kontributin e KFOR-it për proceset në Kosovë, njofton Zyra e Kryeministrit.
“ Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, e njoftoi Gjeneralin Breedlove për progresin që po arrihet në Kosovë në avancimin e gjendjes së sigurisë, për proceset integruese evropiane, zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit ligjor dhe reformat tjera. Më tej, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin dhe rezultatet konkrete të Kosovës në luftën kundër radikalizmit të dhunshëm dhe terrorizmit dhe hapat e mëtejmë në kuadër të luftës së përbashkët të koalicionit global kundër këtyre dukurive”, thuhet tutje.
Gjatë takimit u bisedua edhe për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.
Kryeministri Isa Mustafa, theksoi përkushtimin e Qe verisë së Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit dhe dialogut politik me NATO-n.
“Populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë plotësisht të përkushtuara në rrugën e tyre euroatlantike dhe ky proces nuk ka alternativë tjetër për Kosovën”, tha kryeministri Isa Mustafa.
Ndërsa,komandanti Suprem i NATO-s, Gjeneralin Philip M. Breedlove, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur optimizmin e tij për zhvillimet e mëtejshme.
Gjenerali Breedlove, po ashtu, shprehu përkrahje për Kosovën në hapat e ardhshëm, duke vlerësuar lidershipin e Qeverisë së Kosovës dhe fokusimin e saj në zhvillimin ekonomik dhe proceset tjera zhvillimore.
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...
Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i Karatesë