Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla ka mbajtur një konferencë për media lidhur me ndërprerjen e qarkullimit të Trafikut Urban në kryeqytet.
Sveçla tha se narracioni i ngritur për bllokadë nuk është fare i vërtet dhe të vetmit bllokues sipas tij, janë kryetari Përparim Rama dhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Arbresh.info
“Partitë opozitare LDK dhe PDK nuk kanë dashur ta miratojnë buxhetin e Prishtinës, sepse po ju shërben për fushatën e tyre në zgjedhjet e ardhshme. Këtë sot e konfirmoj edhe deklarata e presidentes Vjosa Osmani, që tha se Kuvendi ka pasur të drejtë ta miratoj buxhetin e Prishtinës. E vërteta është shumë e thjeshtë, në njërën anë refuzim për ta votuar buxhetin e Prishtinës në parlament, e në anën tjetër mungesë në punë, mungesë përgjegjësie dhe strategji bllokuese politike nga Rama dhe LDK”, tha Sveçla.
Ndër të tjera, asamblisti i VV-së në Komunën e Prishtinës shtoi se zhvillimi i qytetit është sabotuar dhe kjo me qëllim elektoral.
Ai u ka bërë thirrje organeve të rendit për hetime të plota në keq menaxhimin dhe keqpërdorimin që sipas Sveçlës, Komuna e Prishtinës po e bënë me ndërmarrjet publike.
“Sot bëjmë thirrje të hapur për ndërhyrje të organeve të drejtësisë, të nisin hetime të plota dhe ta trajtojnë pa vonesë të gjitha denoncimet që i kemi bërë ndër vite për keqpërdorime në komunën e Prishtinës, dhe për keq menaxhimin në ndërmarrje publike e të cilat rezultuan me bllokimin e qytetit”, tha ai.
“Një pjesë të fajit në këtë keqmenaxhimin financiar të ndërmarrjes Trafiku Urban e ka edhe menaxhmeti i ndërmarrjes, që vetëm gjatë vitit 2025 ka punësuar mbi 100 persona, kryesisht militant partiak të PDK dhe LDK duke e rënduar stabilitetin financiar të ndërmarrjes. Ndërmarrjet janë të qytetit jo të partive, nuk duhet të shërbej si mjet për propagande”, përfundoi Sveçla./Arbresh.info
Maroku “josh” Andres Iniestën
Kremlini: Vladimir Putin është ftuar t’i bashkohet “Bordit t...
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...