Arsenali ka shënuar fitore të madhe me rezultat 4-1 në derbin e veriut të Londrës ndaj Tottenhamit në kuadër të xhiros së 12-të në Premier League.
“Topçinjtë” e nisën për mrekulli takimin duke realizuar me Trossardin në minutën e 36-të. Pesë minuta më vonë për 2-0 realizoi Eberechi Eze, shkruan Arbresh.info.
Po i njëjti realizoi me të nisur pjesa e dytë për ta trefishuar epërsinë.
Ndërkohë në minutën e 55-të, Richarlison ishte i pagabueshëm nga penalltia për ta ngushtuar rezultatin në 3-1.
Kurse vulën fitores së Arsenalit ia dha Eze ku kompletoi hattrickun në minutën e 71-të si dhe i dha fund dilemës së fituesit.
Pas 12 ndeshjeve, Arsenali prin bindshëm në tabelë me 29 pikë, gjashtë më shumë se ndjekësi i parë Chelsea, derisa Tottenhami është i nënti me 18 sosh./Arbresh.info
Maroku “josh” Andres Iniestën
Kremlini: Vladimir Putin është ftuar t’i bashkohet “Bordit t...
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...