Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar edhe tri ndeshjet e fundit të xhiros së 14 në Superligën e Kosovës.
Llapi ka triumfuar në derbin me Ballkanin në Suharekë, duke mposhtur nën-kampionin e Kosovës me rezultat 2-4, shkruan Arbresh.info.
Dukagjini i është rikthyer fitoreve dhe e ka mposhtur Drenicën me rezultat bindës, 3-0.
Ndërsa në takimin tjetër të zhvilluar sot mes Gjilanit dhe Ferizaj, takimi u mbyll baras 2-2.
Ndërsa befasia e madhe u shkaktua gjatë ditës së djeshme ku lideri aktual Prishtina u mposht në kryeqytet nga Malisheva me rezultat 0-2.
Me po të njëjtin rezultat, Drita e mposhti Prishtinën e Re.

Pavarësisht humbjes, Prishtina vazhdon të prijë në tabelë me 26 pikë, pasojnë Ballkani, Dukagjini e Drita me nga 23 sosh. Tri më pak i ka Llapi në pozitën e pestë. Ndërsa Malisheva renditet e gjashta me 19 pikë, një më pak ka Drenica e cila renditet e shtata.
Teksa pozitën e tetë e mban Gjilani me 16 sosh. Në vendin e nëntë ndodhet Ferizaj me 15 pikë. Derisa renditjen e mbyll Prishtina e Re me nëntë pikë.

Kujtojmë se Drita dhe Prishtina kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Xhiron e radhës Prishtina e Re – Prishtina, Drita – Ballkani, Llapi – Dukagjini, Drenica – Gjilani dhe Ferizaj – Malisheva./Arbresh.info
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...
Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-...