Ministri në detyrë, Hekuran Murati ka thënë se Thesari ka alokuar të premten buxhetin e dhjetorit për Komunën e Prishtinës, me idenë që të paguheshin disa fatura për shërbime esenciale, siç ishte energjia elektrike.
Sipas Muratit, stafi i Komunës së Prishtinës kishte përfunduar orarin dhe nuk i kishin kryer pagesat me arsyetimin se “i kryejmë të hënën”, transmeton Arbresh.info
“Të premten pasdite, Thesari e ka alokuar buxhetin e dhjetorit për Komunën e Prishtinës, para kohe, me idenë që të paguheshin disa fatura për shërbime esenciale, siç ishte energjia elektrike. Mirëpo në fund të ditës, nga Thesari më njoftuan që përkundër alokimit, stafi i Komunës së Prishtinës kishin përfunduar orarin dhe nuk e kishin kryer asnjë pagesë, me arsyetimin se “i kryejmë të hënën”. Fillimisht u habita, sepse kjo sjellje e tyre nuk përkonte me urgjencën që kishin paraqitur, kur kishin kërkuar alokim të parakohshëm”, ka shkruar Murati në Facebook.
LEXO EDHE:
Rama: Transporti publik ndalet nga nesër, buxheti ende i bllokuar
“Në vend se të paguanin faturat gjatë orarit të punës, Përparim Rama me nënkryetarët e tij kishin vendosur që të bëjnë propagandë anti-qeveri gjatë fundjavës, duke u ankuar për gjoja bllokadën. Sepse po të paguanin faturat të premten, s’do të mund të vazhdonin propagandën të shtunën e të dielën”, shtoi tutje ai.
“Kjo e sqaron edhe arsyen pse Lumir Abdixhiku me deputetët tjerë të LDK-së nuk e votuan buxhetin për Prishtinën në Kuvend. Sepse në mungesë të kauzave reale, paskan vendosur që të mos i kursejnë as qytetarët e Prishtinës, me shpresën që mos dikush rastësisht u beson se fajin e paska Qeveria”, tha në fund Murati./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Trafiku Urban: Qarkullimi i linjave rifillon pas lëshimit të mjeteve nga Ministria e Financave
Maroku “josh” Andres Iniestën
Kremlini: Vladimir Putin është ftuar t’i bashkohet “Bordit t...
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...