Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Kosovës, Arbnor Spahiu është liruar nga burgu sot pasi ishte burgosur nga autoritetet serbe.
Këtë e ka konfirmuar një familjar përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Arbnor Spahiu sapo ka shkelur tokën e Republikës së Kosovës. Ju falënderojmë në emër të familjes për përkrahjen që na keni dhënë në këto ditë të vështira. Arbnori është mirë me shëndet. Urojmë që ky të jetë rasti i fundit për shtetasit tanë”, ka shkruar familjari në Facebook.
Spahiu u arrestua në qershor të këtij viti nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë dhe akuzohej nga Serbia për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë” në Banjskë të Zveçanit, ku një grup i serbëve të armatosur ka sulmuar policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023.
Ish-polici i njësive speciale Arbnor Spahiu kishte dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës një vit para se të ndodhte sulmi terrorist në Banjskë.
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...
William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të f...