Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Mitrovicës, nëpërmjet një komunikate për media, ka fajësuar OliverIvanoviqin dhe Dragan Delibashiqin për vrasjen e 10 qytetarëve në Mitrovicën Veriore 16 vite më parë.
Sipas Vetëvendosjes, “ata u vranë nga grupi kriminel serb “Rojet e Urës” të udhëhequr nga OliverIvanoviq dhe DraganDelibashiq. Ky grup kriminal i cili akoma pengon kthimin e shqiptarëve në pronat e veta dhe është përgjegjës direkt për spastrim etnik të veriut të Mitrovicës, sipas marrëveshjes në Bruksel u legalizua dhe u shpërblye me firmosjen e kontratave të 483 pjesëtarëve të saj me institucionet qendrore të Kosovës, ndërsa dy udhëheqësit e saj u liruan nga përgjegjësia për këtë akt makabërnë”mungesë” të provave.
“Nezir Voca, Shqipe Voca, NimanSejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, qytetarja boshnjakjeSelime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, NerimaneXhaka dhe RemzijeCanhasi ishin vrarë në natën ndërmjet 3 dhe 4 Shkurtit të vitit 2000 në pjesën veriore të Mitrovicës”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.
Sipas Vetëvendosjes, këto vrasje përcaktuan f atin e Mitrovicës në drejtim krejtësisht të ndryshëm nga pjesa tjetër e Kosovës dhe kanë akoma pasoja direkte në atë që po ndodh sot në veri të Kosovës.
“Sot e kësaj dite gjendja në veri të Mitrovicës mbetet e njëjtë dhe veçsa shkon e përkeqësohet për banorët shqiptarë të asaj ane. Ndërkaq serbët kanë fituar nga marrëveshja e fundit nga Qeveria Mustafa-Thaçi themelimin e një Asociacioni ku përfshihen vetëm komunat serbe dhe poashtu nga marrëveshja për energji dhe ajo për telekomin”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.
Vetëvendosje konsideron se jetësimi i këtij Asociacioni është legjitimim i vrasjes së 10 qytetarëve të përmendur, plagosjen 25 të tjerëve dhe 93 personave të lënduar rëndë,2 nga të cilët kanë vdekur më vonë dhe dëbimit të 11364 shqiptarëve nga shtëpitë e tyre.
“Sot16 vite më vonë, familjet e viktimave, të shpërngulurit dhe e gjithë shoqëria jonë akoma kërkon drejtësi? ??, përfundon komunikata
Sot vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit
Reduktimet e rrymës, arsyeja se pse sot LDK mban konferencë ...
Moti sot: I vranët dhe vende-vende me shi, temperatura deri ...
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...