Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se beson që kjo parti do të jetë unike edhe në Drenas.
Kështu deklaroi Hamza pas takimit të Kryesisë së kësaj partie.
“Edhe në të kaluarën kam deklaruar se në Drenas, në mënyrë masive votojnë për PDK-në. Në zgjedhje lokale gjithmonë ka pasë gara, por kur janë zgjedhjet qendrore, PDK do të jetë unike, e bashkuar dhe për këtë jam i sigurt.
Sigurisht se do ta maksimalizojmë votën në Drenas, ku është një prej bastioneve tona.
“S’ka vendim brenda PDK-së që thotë se Ramiz Lladrovci s’është në PDK. Prandaj jam i bindur që ne bashkë do të vazhdojmë edhe të garojmë edhe ta maksimalizojmë votën për PDK-në. Të gjitha këto tema diskutohen edhe në kryesi. E kam bërë publike që jam taku me zotin Lladrovci. Ai vetë është deklaruar se ‘jam PDK’, prandaj pjesa dërrmuese e qytetarëve të Drenasit janë PDK”, deklaroi Hamza.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...