Barcelona janë në kërkim të një qendërmbrojtësi gjatë verës së ardhshme, të vetëdijshëm se nuk ka asnjë siguri për të paktën njërin nga opsionet e tyre aktualë.
Kontrata e Andreas Christensen skadon verën e ardhshme dhe deri tani gjithçka tregon se ai do të dalë në tregun e lojtarëve të lirë.
Brenda pak më shumë se një muaji, Christensen do të jetë i lirë të nënshkruajë me një klub tjetër, ndërsa blaugranasit nuk kanë treguar shumë interes për t’i ofruar mbrojtësit danez një kontratë të re.
Këtë verë, gjigantët arab Al-Nassr morën Inigo Martinez nga Barcelona me parametër zero dhe përfituan ndjeshëm, ndërsa ata shpresojnë të përsërisin të njëjtën lëvizje verën e ardhshme.
Para se të nënshkruanin me Martinez, Al-Nassr iu afrua Barcelonës për Christensen dhe ishte i gatshëm të shpenzonte 15 milionë euro për të, por lojtari nuk kishte asnjë interes ta merrte në konsideratë ofertën.
Megjithëse raportohet se Christensen nuk ka shfaqur dëshirë për të rinovuar, ai në fakt ka deklaruar gjatë muajve të fundit se dëshiron të qëndrojë te Barcelona.
Është e vërtetë që Christensen ka performuar mirë për Barcelonën sa herë që është aktivizuar dhe ishte një element kyç në një mbrojtje historikisht të fortë gjatë vitit të parë nën drejtimin e Xavi Hernandez.
Megjithatë, dy sezonet pasuese janë karakterizuar nga dëmtimet, duke e penguar të qëndrojë i gatshëm dhe në formë.
Christensen duket i prirur të mos nxitojë në marrjen e vendimeve përpara verës së ardhshme, në një mënyrë ose tjetër./Telegrafi/
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...