Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka zhvilluar një takim zyrtar me atasheun për zbatimin e ligjit të FBI-së, Brendan Collins.
Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të ICITAP-it nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, atasheu Kimberly Riffe dhe asistent-atasheu për zbatimin e ligjit, Eric Littlepage.
Gjatë takimit të 20 nëntorit, palët u informuan rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë, punës së Policisë dhe përpjekjeve për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Po ashtu u diskutua për nivelin e bashkëpunimit dypalësh dhe projektet e përbashkëta në fushën e sigurisë, të cilat vazhdojnë të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të rendit në vend.
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...
`Diella` fiton çmimin e parë për përdorimin e inteligjencës ...
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut