
Foto nga arkivi
Një shpërthim në një fabrikë për prodhimin e ngjitësit në Pakistan ka vrarë të paktën 16 persona dhe ka plagosur shtatë të tjerë, pasi ajo u shemb dhe shkaktoi zjarre në shtëpitë përreth, raportojnë mediat pakistaneze.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit sipas orës lokale, të premten, në zonën Malikpur të Faisalabad, në perëndim të Lahores në provincën Punjab.
Hetimet paraprake treguan se një rrjedhje gazi brenda magazinës kimike të fabrikës shkaktoi shpërthimin, raportuan mediat lokale.
Autoritetet arrestuan menaxherin e fabrikës, ndërsa në kërkim është shpallur pronarin, i cili u arratis menjëherë pas incidentit.
Shpërthimi rrafshoi çatinë e fabrikës dhe të shtëpive që ishin ngjitur, duke shkaktuar zjarre në të paktën tre prej tyre.
Sipas raportimeve, shumica e të vrarëve janë banorë e shtëpive, përfshirë gjashtë fëmijë.
Ndërkohë, zjarret në fabrika nuk janë të rralla në Pakistan. Në vitin 2024, një shpërthim në një fabrikë tekstili në Faisalabad vrau një duzinë personash, ndërsa një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Karaçi vrau katër persona dhe plagosi 11 të tjerë javën e kaluar.
Pacolli uron ditëlindjen e djalit të tij Armanit me një mesa...
Kushtetuesja e kthen në detyrë Belinda Ballukun
Nis ushtrimi i përbashkët i policisë me Ambasadën amerikane,...
Dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqe...
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...