26 vjet SHKK – Dibrani: Krenohemi me avancimin e shërbimit

10:26 | 21 Nëntor 2025
E.K

Sot po zhvillohet ceremonia kryesore në nder të 26-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ngjarja po mbahet në një atmosferë solemne, ku të pranishëm janë drejtues të institucioneve të sigurisë, përfaqësues të sistemit të drejtësisë, si dhe figura të tjera shtetërore.

Në këtë ngjarje po merr pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Drejtori i SHKK-së, Ismajl Dibrani falënderoi të gjithë të pranishmit.

“Është nderë dhe përgjegjësi të udhëheqë këtë shërbim, i cili ka kaluar nga një institucion bazik në një institucion bashkohorë, gjatë tre viteve të fundit kemi shënuar arritje të mëdha, siguria dhe institucionet tona korrektuese janë ngritur në një institucion të lartë” tha Dibrani.

Po ashtu ai tha se përmes programeve të strukturuara në synojmë që të rrisim së këta anëtarë të i avancojmë.

“Sot për herë të parë kemi një listë të pritjeve kjo është një dëshmi e çartë se ky shërbim po avancon çdo vitë e me shumë, dëshmi e qartë se politikat janë duke u avancuar, jemi krenar për rrugëtimin e deritanishëm dhe urime 26 vjetori i themelimit të këtij institucioni“, tha ai./Arbresh.info