Një banesë në katin e tetë të një ndërtese në Pejë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme.
Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë policia, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor. Për shkak të përhapjes së tymit në katet e sipërme, policia ka evakuuar disa banorë si masë sigurie.
Ndërkohë, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Hoti, ka bërë të ditur për Arbresh.info se në vendngjarje ka dalë edhe prokurorja e rastit.
“Zjarri ka kapluar një banesë në qendër të qytetit, duke shkaktuar dëme edhe në disa banesa tjera përreth. Përveç njësive të zjarrfikësve, në vendngjarje gjenden prokurorja e rastit dhe eksperti i zjarreve, të cilët po punojnë për të konstatuar shkaqet që kanë çuar në këtë zjarrvënie”, tha ai./Arbresh.info
Banesa në Pejë përfshihet nga flakët, policia evakuon disa familje
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...