Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth sigurimit të numrave nga mandatari Glauk Konjufca për të krijuar qeverinë, por që i njëjti të mërkurën e 19 nëntorit dështoi të bëhej kryeministër.
Osmani tha se Konjufca ka qenë vetëm pak vota larg krijimit të qeverisë.
Pos kësaj, e para e vendit tha se Kushtetua kërkon që t’i jepet mandati atij apo asaj që i ka gjasat dhe jo garancat.
“Dita kur është kërkuar mandati, [Konjufca] më ka informuar qartë se me kë është duke komunikuar, dhe unë e kam thënë publikisht se fjala është për deputetë individual. Ai ka qenë vetëm pak vota larg krijimit të qeverisë, dhe Kushtetuta kërkon që t’i jepet mandati atij apo asaj që i ka gjasat dhe jo garancat”, u shpreh ajo.
LEXO EDHE:
Osmani: Para shpërndarjes së Kuvendit kërkova miratimin e buxhetit, por mungoi vullneti politik
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...