Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se 28 dhjetori është data më e përshtatshme për zgjedhjet, pasi shumica e partive politike janë pajtuar për këtë datë.
Ajo theksoi se, ndonëse edhe 21 dhjetori ishte opsion kushtetues, 28 dhjetori rezultoi si zgjedhja më e mundshme, pavarësisht sfidave organizative për KQZ-në.
“21 dhe 28 dhjetor janë datat që mund të bëhen sipas Kushtetutës. Tetë parti janë deklaruara për datën 28, pesë parti për datën 21 dhe 3 parti për cilën do datë. Data 28 dhjetor kam vlerësuar që mbetet data e vetme e mundshme, edhe pse kjo datë do të ketë edhe sfida për KQZ-në”, u shpres Osmani./Arbresh.info
LEXO EDHE:
ZYRTARE: Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpoolit!
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...