Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se caktimi i datës së zgjedhjeve duhet të bëhet duke garantuar integritetin, transparencën dhe besueshmërinë e plotë të procesit zgjedhor.
PDK konsideron se propozimi që zgjedhjet të mbahen në të dielën e fundit të vitit, siç u kërkua në takimin me presidenten e vendit nga partitë që nuk arritën t’i krijojnë institucionet e reja, paraqet sfida serioze që rrezikojnë organizimin efikas të zgjedhjeve dhe pjesëmarrjen e qytetarëve.
“Së pari, mbajtja e zgjedhjeve vetëm pak ditë para ndërrimit të motmoteve krijon vështirësi të mëdha për organizimin e tyre nga KQZ-ja, veçanërisht në fazën e numërimit dhe verifikimit të rezultateve. Këto procese i bie të zhvillohen në ditë festive e zyrtarisht ditë pushimi, duke rrezikuar kështu efikasitetin e punës dhe cenuar besimin e qytetarëve. Së dyti, fundviti karakterizohet nga angazhimi i reduktuar i misioneve ndërkombëtare dhe mungesa e vëzhguesve që tradicionalisht garantojnë transparencë dhe legjitimitet në procesin zgjedhor. Kjo krijon një hendek serioz në monitorimin e zgjedhjeve. Së treti, zgjedhjet në fundvit rrezikojnë të rezultojnë me pjesëmarrje të ulët, pasi që shumë qytetarë janë të angazhuar me udhëtime dhe aktivitete familjare në prag të festave”, thuhet në komunikatën për media nga PDK.
“PDK kërkon që vendosja e datës së zgjedhjeve të udhëhiqet nga parimet e neutralitetit institucional, transparencës dhe garantimit të një procesi të drejtë e gjithëpërfshirës. Vetëm përmes një qasjeje të tillë sigurohet mbajtja e zgjedhjeve pa pengesa dhe me besim të plotë nga qytetarët dhe të gjitha subjektet politike”, thuhet në kumtesë./Arbresh.info
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran