Kombëtarja e Kosovës sot në Cyrih të Zvicrës do të mësoj kundërshtarin për play-offin e Kupës së Botës.
Kundërshtarët e mundshëm të “Dardanëve” janë Sllovakia, Polonia, Çekia dhe Uellsi, shkruan Arbresh.info.
Në ceremoninë e shortit po marrin pjesë edhe stafi i Kosovës në krye me presidentin e FFK-së, Agim Ademin.
I pari i Federatës nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook shkruan, se gjithçka është gati dhe se bileta për Botëror po na pret.
“Gjithçka gati për shortin e “play-off”-it!”
“Bileta për SHBA, Kanada & Meksikë po na pret — na duhen vetëm dy hapa të sigurt nga Gladiatorët Dardanë për ta kapur atë.”
“Na priftë e mbara!”
“Vazhdojmë me krenari dhe përgjegjësi!”, ka shkruar ai.
Shorti nis me fillim nga ora 13:00./Arbresh.info
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...