Ka filluar takimi i thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me partitë parlamentare, ku po diskutohet caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Takimi po zhvillohet në Kuvend dhe vjen vetëm pak orë pas seancës së Kuvendit, në të cilën i mandatuari i LVV-së për formimin e qeverisë, Glauk Konjufca, dështoi të sigurojë votat e mjaftueshme për të marrë funksionin e kryeministrit. Ky zhvillim ka hapur rrugën për zgjedhje të reja, pasi mandati i parë për formimin e qeverisë është konsumuar pa sukses.
Në takim po marrin pjesë përfaqësuesit e partive parlamentare, të cilët pritet të paraqesin qëndrimet e tyre lidhur me datën më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Ndryshe, Partitë më të mëdha politike shqiptare nuk kanë arritur konsensus për një mori çështjesh prej mbajtjes së procesit zgjedhor dhe për pasojë proceset janë zvarritur deri më tani.
Sipas Kushtetutës, nëse Qeverinë nuk arrin ta formojë as mandatari i dytë, presidentja Osmani duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e shpalljes./Arbresh.info

Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...