Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet E.S, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 24.10.2025, rreth orës 19:55, te Stacioni i autobusëve, në Rr. “Driton Islami” në Ferizaj, pas një mosmarrëveshje të mëhershme me dashje ka tentuar që ta privojë nga jeta të dëmtuarin e mitur, në atë mënyrë që me tu takuar fillimisht e ofendon me fjalë banale, e më pas e godet dy herë radhazi me thikë në pjesën e gjoksit dhe krahut, për çka i njëjti si pasojë e këtyre goditjeve pëson lëndime të rënda trupore dhe i nënshtrohet trajtimit në QKUK – Klinika e Kirurgjisë Torokale”, thuhet në njoftim.
Sipas Prokurorisë, i pandehuri i lartëcekur me këto veprime ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.
“Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurin e lartëcekur ta shpall fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet dhe të njëjtit t’i shqiptoj sanksion penal sipas ligjit”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info
I burgosuri shqiptar vritet me thikë nga një grek në burgun ...
Çmimi i arit arrin rekord të ri pasi Trump kërcënon Evropën ...
MPB mirëpret aksionin policor për leje armësh: Nuk do të tol...
Marc Guehi zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester Cityt
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...