Kryetari i zgjedhur i Obiliqit dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, deklaroi se situata aktuale politike në Kosovë mund të zgjidhet vetëm përmes zgjedhjeve.
Sipas tij, problemin në Kuvend nuk e përbën Lista Serbe, por kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Përderisa në këtë Kuvend ka deputetë shqiptarë që thonë se nuk e kanë problem me Listën Serbe por e kanë problem me kryeministrin Albin Kurti, unë mendoj që e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Me këtë mentalitet të opozitës, është për keqardhje. Unë ju them me përgjegjësi të plotë si kryetar i Komunës së Obiliqit, shihemi në zgjedhje. Qytetarët do t’ua tregojnë vendin këtyre që po e bllokojnë vendin”, ka thënë ai.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...