Tre persona janë lënduar si pasoj e një aksidenti mes tri veturave në Gllarevë të Klinës.
Në aksident, është përfshirë edhe vetura e Policisë së Kosovës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 11:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara një (1) kamion dhe dy (2) vetura, njëra nga këto është veturë e Policisë, si pasojë e këtij aksidenti tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Rugovës./Arbresh.info

Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën