Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Arne Sannes Bjørnstad.
Me këtë rast, Osmani e uroi ambasadorin për detyrën e re dhe shprehu përkushtimin e institucioneve të Kosovës për forcimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet dy shteteve tona në fusha me interes të përbashkët.
Ajo e vlerësoi Norvegjinë si një partner të rëndësishëm dhe afatgjatë të Kosovës, duke ritheksuar mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë vendit tonë përmes programeve të ndryshme ndër vite, si dhe për përkrahjen e ofruar në proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe mbi mundësitë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë në fusha të ndryshme./Arbresh.info

Parashikimi i motit për sot
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...