Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka uruar Shqipërinë hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian.
Haradinaj tha se Shqipëria po bën hapa të mëdhenj në politikën e saj të jashtme, duke hapur kështu edhe grupkapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në BE.
Postimi i plotë:
Shqipëria po bën hapa të mëdhenj në politikën e saj të jashtme, duke hapur kështu edhe grupkapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në BE.
Është kënaqësi e madhe të shohim shtetin amë të bëhet faktor kyç në rajon, duke treguar vendosmëri dhe vizion për integrim.
Besoj fuqishëm se do të jenë zë edhe për ne, në rrugëtimin tonë drejt integrimit euro-atlantik.Të priftë e mbara tutje, Shqipëri!/Arbresh.info
Dardan Molliqaj për rezultatin: Kjo nuk është as afër asaj q...
Kosova shënon fitore ndaj Andorrës
VV thërret festë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë: Ia qi...
Numërimi i votave drejt fundit, kryhen mbi 90% e kutive të v...
LVV e para në 21 komuna
Efekti i Fatmir Limajt, PDK del e para në Malishevë