Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë dy ditëve në vijim do të ketë reshje intensive të shiut, që mund të shkaktojnë vërshime dhe përmbytje, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin e IHMK’së, të shpërndarë nga Komuna e Prishtinës, thuhet se reshjet më intenstive dhe përmbytjet e mundshme të menjëhershme parashihet të jenë rrjedha e mesme dhe e poshtme e Drinit të Bardhë, Bistricca e Prizrenit, Mirusha, Toplluha, Ereniku, Bistrica e Deçanit dhe disa rrjedha me karakter malor.
“Sasia e reshjeve më shumë se 40 1/m2/24h. Shkaktim i përmbytjeve, problemeve në të gjitha aktivitetet e prodhimtarisë bujqësore, probleme në trafik dhe rreziku i rrëshqitjeve të dheut dhe balte. Rrezik për jetën e njerëzve dhe kafshëve, dëmtime të pronës”, theksohet në paralajmërimin e institutit.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Komuna e Prishtinës ka thënë se ekipet e terrenit po monitorojnë situatën dhe se janë të përgatitura të ndërhyjnë sipas nevojës, shkruan Reporteri.net.
Qytetarëve u është bërë thirrje që të kenë kujdes gjatë qarkullimit, të shmangin zonat me rrezik vërshimesh dhe të raportojnë çdo situatë të pazakontë në numrat emergjentë të qytetit.
“Siguria e qytetarëve është prioriteti ynë”, thuhet në njoftim./Reporteri.net
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...