Kombëtarja e Kosovës mban konferencën e fundit për media para sfidës me Zvicrën.
Së bashku me selektorin Franco Foda, i pranishëm është edhe mbrojtësi dardan, Albian Hajdari, shkruan Arbresh.info.
“Në teori është gjithçka e mundur por pak a shumë është e vështirë, të arrihet 6-0 ndaj Zvicrës”, tha Foda sa i përket gjasave për kualifikim.
Ai tregoi nëse do të ketë ndonjë rotacion në skuadër.
“Për neve është me rëndësi të paraqitemi mirë, mund të ndodh edhe ndonjë ndryshim nga ndeshja e fundit, sot kemi zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore”.
Tutje u ndal të flas edhe për Zhegrovën.
“Ndeshjen e fundit kemi luajtur një sistem ndryshe 5-3-2, nesër është sfidë tjetër e dijmë se Zhegrova është shumë i rëndësishëm dhe do e shohim nëse do na nevojitet ai për sfidën e nesërme”.
Foda u pyet nëse kanë festuar për arritjen historike në play-off.
“Momentalisht nuk kemi kohë të festojmë para nesh është sfida me Zvicrën, dëshirojmë të tregojmë cilësi të mirë, do mundohemi të fitojmë, t’i fitojmë edhe ndeshjet e play-offit dhe nëse e arrijmë do shkruajmë histori të madhe”.
“Një popull shumë i mirë dhe janë mikëpritës, po ashtu në ndeshjen e Zvicrës dimë të luajmë futboll,
kemi ndërruar disa detaje që kanë treguar sukses, këtë pasion dëshirojmë ta tregojnë edhe në vazhdim”.
Ai në fund u pyet edhe për publikun kosovar.
“Nuk e di se sa kosovarë ka nëpër botë, por na ka dhënë energji të madhe sikurse në Suedi e Slloveni, dhe nesër pritet të jetë një atmosferë e jashtëzakomshme dhe stadiumi të digjet”, përfundoi ai.
Ndeshja Kosovë – Zvicër luhet nesër nga ora 20:45./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Hajdari synon fitoren me Zvicrën, flet edhe për deklaratën e Granit Xhakës
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona
Hamza mbledh kryetarët e degëve: Zgjedhjet e brendshme në PD...