Kombëtarja e Kosovës mban konferencën e fundit për media para sfidës me Zvicrën.
Së bashku me selektorin Franco Foda, i pranishëm është edhe mbrojtësi dardan, Albian Hajdari, shkruan Arbresh.info.

Albian Hqjdari theksoi se edhe në këtë sfidë hynë për fitore.
“Në ndeshjen ndaj Zvicrës hyjmë për fitore, ne shkruajtëm histori mirëpo dëshirojmë të shkruajmë histori edhe duke arritur pikë sa më shumë”, Hajdari.
Tutje foli edhe për deklaratën e Xhakës.
“Besoj se Leoni edhe une e kemi marrë vendimin për Kosovën më herët, çfar thonë të tjerët është mendimi i tij, Graniti e ka jep një mendim tij edhe i them vetëm suksese”, tha Hajdari.
“Ndeshje speciale për mua, do doja të ishte një finale për muq, por praktika e thotë ndryshe mirëpo do mundohemi të paraqitem sa më mirë”.

Ai foli edhe për lidhjen e shqiptarëve të Kosovës me zviceranët.
“Lidhja Zvicër e Kosovë është e mirë, shqiptarët e Zvicrës kanë prezantuar gjithmonë mirë kombëaren sikurse Xhaka, Shaqiri e Behrami, lidhja është speciale”./Arbresh.info/
Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin ...
Ermal Krasniqi vazhdon shkëlqimin te Legia, shënon ndaj ish ...
Haradinaj takon ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, fl...
Kurti në Davos takon ministrin kuvajtian të Energjisë Elektr...
Rama: Më 26 janar do i drejtohem Parlamentit të Izraelit, i ...
Sveçla mori pjesë në diplomimin e 21 kadetëve që përfunduan ...