Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë ka njoftuar të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë mbetur mbrëmë pa targa të automjeteve që të lajmërohen për këshilla dhe asistencë lidhur me kthimin në Kosovë.
Ky reagim vjen pasi dhjetëra kosovarëve mbrëmë iu vodhën targat e makinave, pas ndeshjes Slloveni-Kosovë.
Por, paraprakisht Ambasada bën me dije se rastet duhen lajmëruar edhe në polici.
“Nënkuptohet, rastet duhet të paraqiten fillimisht në Policinë e Republikës së Sllovenisë.
Për informata shtesë ju lutemi kontaktoni linjën emergjente të Ambasadës në numrin: +386 31 465 221” thuhet në njoftim.
Kurti: Restaurohet “Shtëpia e Përshpirtshme” në Shtime, inve...
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën