Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka vizituar Mitrovicën për të parë nga afër punimet e Stadiumit Olimpik “Adem Jashari”, ndërkohë që qyteti po përgatitet të jetë një nga mikpritësit e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030.
Në vizitën e tij, Çeku theksoi përkushtimin për zbatimin e planit investiv dhe sigurimin e një organizimi të shkëlqyer të Lojërave.
Ai shtoi se ekipi i Kosovës shumë shpejt do të ketë një shtëpi të dytë sportive, të njohur ndërkombëtarisht.
“Mitrovica do të jetë një nga qytetet mikpritëse të Lojërave Mesdhetare që mbahen në vitin 2030. Vazhdojmë me përkushtim e seriozitet të zbatojmë planin investiv të Lojërave, për një organizim të shkëlqyer. Stadiumi olimpik “Adem Jashari” po bëhet, ekipi i Kosovës shumë shpejt do ta ketë shtëpinë e dytë të pranuar ndërkombëtarisht. Me kryetarin e sapozgjedhur të Mitrovicës, Faton Peci, pamë nga afër punimet”, shkroi ai./Arbresh.info
Moti sot me diell, temperatura arrin 27 gradë
Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...