Të dhënat nga 27 vende evropiane zbulojnë se përdorimi i disa gjuhëve forcon rezervën kognitive dhe ul rrezikun e plakjes së shpejtë – sa më shumë gjuhë, aq më i madh efekti
Plakja është një proces i ndërlikuar biologjik dhe nuk ndodh te të gjithë me të njëjtën shpejtësi. Ndërsa disa njerëz edhe në moshë të shtyrë mbeten mendërisht dhe fizikisht vitalë, te të tjerët shenjat e hershme të plakjes shfaqen shumë më herët. Shkencëtarët këtë e quajnë “plakje e përshpejtuar”.
Në këto raste, funksionet fizike dhe kognitive bien më shpejt sesa pritet statistkisht. Cilat faktorë mund ta ngadalësojnë këtë proces është një nga pyetjet qendrore të studimeve mbi plakjen, nga ushqyerja dhe aktiviteti fizik, e deri te angazhimi mendor.
Neuroshkenca prej kohësh ka supozuar se shumëgjuhësia mund të jetë një faktor mbrojtës. Kush kalon rregullisht nga një gjuhë në tjetrën, aktivizon mekanizmat e vëmendjes dhe kontrollit që zakonisht dobësohen me moshën. Megjithatë, deri tani nuk ishte e qartë nëse ky efekt mund të matej realisht në nivelin e plakjes biologjike.
Studimi i ri i madh jep dëshmi të qarta
Një studim i ri, i përmasave të mëdha, për herë të parë jep prova se njerëzit që flasin më shumë se një gjuhë vërtet plaken më ngadalë. Për të konfirmuar lidhjen mes shumëgjuhësisë dhe plakjes së ngadaltë, ekipi i studiuesve ka marrë parasysh edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në plakje, si arsimimi, aktiviteti fizik dhe ndikimet sociale.
Këtë e konfirmon edhe sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Gjermane për Neurologji, Peter Berlit, i cili për agjencinë dpa deklaroi: “Ky studim konfirmon vëzhgime të mëhershme që sugjeronin se shumëgjuhësia paraqet një faktor mbrojtës kundër demencës”, përcjell Telegrafi.
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...