Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, po punon për të përmirësuar mbrojtjen e skuadrës, duke e konsideruar atë çelësin për suksesin në Botërorin 2026.
Ai planifikon të përdorë një formacion eksperimental mbrojtës në miqësoren kundër Senegalit, të shtunën në “Emirates” të Arsenal.
Humbja 3-2 ndaj Japonisë muajin e kaluar ka qenë alarm për Ancelott. Në pesë ndeshjet e para, Brazili kishte pësuar vetëm një gol, por përballja me Japoninë ka treguar se mbrojtja duhet të forcohet.
“Mbrojtja ka qenë pjesë kyçe në triumfet e fundit të Brazilit në Botëror”, ka thënë Ancelotti, duke marrë shembull nga skuadrat kampione të 1994 dhe 2002. “Një ekip me lojtarë të jashtëzakonshëm që shijonin lojën, por dinin të mos ekspozoheshin. Mbrojtja solide ndihmon lojtarët e klasit të bëjnë diferencën”.
Senegali është një nga dy ekipet që Brazili nuk ka mundur kurrë të mposhtë, së bashku me Norvegjinë. Rezultatet e mëparshme janë një barazim në 2019 dhe një humbje në 2023./rtk
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...