Katër persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për posedim të narkotikëve, armë pa leje, mashtrim dhe hyrje të paautorizuar në sistem kompjuterik.
Ngjarja ndodhi të enjten në rrugën “Ali Vitija”.
Gjatë kontrollit në banesë janë gjetur dy armë me fishekë, marihuanë, disa laptopë, substanca narkotike dhe telefona celularë.
Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar.
Rasti është në hetime.
“Rr. Ali Vitija, Prishtinë /13.11.2025-20:15. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj tre prej tyre shtetas kosovarë ndërsa i dyshuari tjetër shtetas i Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale të lartcekura. Gjatë kontrollit në një banesë janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale : dy armë/pistoleta me 28 copë fishekë, disa llaptopë, 41.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe dy telefona celularë. Lidhur me rastin katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa tre të tjerët janë liruar, rasti nën hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info
Ambasadori francez: Kosovës i duhet qeveri me të cilën mund ...
Drita njofton mbylljen e bashkëpunimit me Derrick Bonsu
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë u shprehin ngushëllime familjes ...
KMDLNJ kërkon hetim ndaj ZRRE-së: Faturat e rrymës përbëjnë ...
Murati: Edhe këtë muaj janë mbi 90 mijë familje të cënueshme...
Mbesa e Sali Mustafës emocionon për vdekjen e gjyshit: Afër ...